{"id":50,"date":"2025-10-30T06:07:06","date_gmt":"2025-10-30T06:07:06","guid":{"rendered":"https:\/\/xhamiaebubeker.info\/?p=50"},"modified":"2025-10-30T06:07:06","modified_gmt":"2025-10-30T06:07:06","slug":"kater-helmet-e-zemres","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/xhamiaebubeker.info\/index.php\/2025\/10\/30\/kater-helmet-e-zemres\/","title":{"rendered":"KAT\u00cbR HELMET E ZEMR\u00cbS&#8230;"},"content":{"rendered":"\n<p>Duhet ta dini se t\u00eb gjitha veprimet e mosbindjes jan\u00eb helm p\u00ebr zemr\u00ebn dhe b\u00ebjn\u00eb q\u00eb ajo t\u00eb s\u00ebmuret dhe t\u00eb shkat\u00ebrrohet. Rezultat i k\u00ebtyre veprave \u00ebsht\u00eb ndikimi q\u00eb ato kan\u00eb n\u00eb vullnetin e zemr\u00ebs s\u00eb njeriut dhe q\u00eb b\u00ebjn\u00eb q\u00eb ai vullnet t\u00eb jet\u00eb kund\u00ebr asaj q\u00eb urdh\u00ebron Allahu. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb s\u00ebmundja rritet dhe acarohet. Ib\u00ebn el-Mubarak ka th\u00ebn\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<p><em>Kam par\u00eb vepra t\u00eb gabuara q\u00eb kan\u00eb mbytur zemra dhe keq\u00ebsimi i tyre i ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb ato<br>t\u00eb varen prej atyre veprave.<br>Largimi prej veprave t\u00eb k\u00ebqija e t\u00eb gabuara<br>i jep zemr\u00ebs jet\u00eb.<br>Nd\u00ebrsa kund\u00ebrshtimi i vetvetes \u00ebsht\u00eb m\u00eb s\u00eb miri p\u00ebr ju.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Kushdo q\u00eb brengoset p\u00ebr sh\u00ebndetin dhe jet\u00ebn e zemr\u00ebs s\u00eb tij, duhet ta shp\u00ebtoj\u00eb at\u00eb nga efektet e hel-meve t\u00eb k\u00ebtilla, e m\u00eb pas ta mbroj\u00eb nga helmet pasu-ese. N\u00ebse dikush \u00ebsht\u00eb &#8220;helmuar&#8221; gabimisht, at\u00ebher\u00eb ai duhet t\u00eb nxitoj\u00eb p\u00ebr zhdukjen e efektit t\u00eb atij helmi, duke u kthyer i penduar dhe duke k\u00ebrkuar falje nga Allahu, si dhe duke b\u00ebr\u00eb vepra t\u00eb mira q\u00eb do t&#8217;i zhdu-knin veprat e tij t\u00eb k\u00ebqija.<\/p>\n\n\n\n<p>Me kat\u00ebr helmet n\u00ebnkuptojm\u00eb: t\u00eb folurit e pane-vojsh\u00ebm, shikimin e pap\u00ebrmbajtur, ushqimin e tep\u00ebrt dhe shoq\u00ebrin\u00eb e keqe. Prej t\u00eb gjith\u00eb helmeve, k\u00ebto jan\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapurat dhe kan\u00eb efektin m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb mir\u00ebqenien e nj\u00eb zemre.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>T\u00eb folurit e panevojsh\u00ebm<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebn autoritetin e Enesit, radiallahu anhu, tran-smetohet n\u00eb Musned se Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka th\u00ebn\u00eb: &#8220;Feja e nj\u00eb robi nuk do t\u00eb jet\u00eb e drejt\u00eb, derisa zemra e tij nuk drejtohet dhe zemra e tij nuk \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb, derisa gjuha e tij nuk drejtohet.&#8221;14 Kjo tregon se Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, e ka b\u00eb-r\u00eb pastrimin e gjuh\u00ebs kusht p\u00ebr pastrimin e zemr\u00ebs dhe pastrimin e zemr\u00ebs kusht p\u00ebr pastrimin e fes\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Tirmidhiu transmeton nj\u00eb hadith nga Ib\u00ebn Ome-ri, radiallahu anhu: &#8220;Mos flisni shum\u00eb pa e kujtuar Allahun, sepse t\u00eb folurit e tep\u00ebrt pa p\u00ebrmendjen e Allahut e b\u00ebn zemr\u00ebn e ngurt\u00eb dhe njeriu m\u00eb i larg\u00ebt nga Allahu \u00ebsht\u00eb ai me zem\u00ebr t\u00eb ngurt\u00eb.&#8221;<\/p>\n\n\n\n<p>Omer ib\u00ebn el-Hatabi, radiallahu anhu, transme-ton hadithin: &#8220;Nj\u00eb njeri q\u00eb flet shum\u00eb b\u00ebn gabime shum\u00eb dhe dikush q\u00eb b\u00ebn shum\u00eb gabime, b\u00ebn vepra t\u00eb gabuara. Xhehenemi iu jep prioritet m\u00ebkatar\u00ebve t\u00eb till\u00eb,&#8221;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb hadith tjet\u00ebr, n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb, n\u00ebn autoritetin e Muadhit, thuhet se Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka th\u00ebn\u00eb: &#8220;A t&#8217;iu tregoj si ta kontrolloni k\u00ebt\u00eb?&#8221; Un\u00eb i thash\u00eb: &#8220;Po, o i D\u00ebrguar i Allahut, na trego.&#8221; Pastaj ai e kapi gjuh\u00ebn e tij me gisht\u00ebrinj dhe tha: &#8220;Zot\u00ebrojeni k\u00ebt\u00eb.&#8221; Un\u00eb i thash\u00eb: &#8220;O i D\u00ebrguar i Allahut, a do t\u00eb merremi n\u00eb llogari p\u00ebr at\u00eb q\u00eb flasim?&#8221; Ai, salallahu alejhi ue selem, tha: &#8220;Mbett\u00eb n\u00ebna pa ty, o Muadh! A ka di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb se sa korrja e gjuh\u00ebs q\u00eb i hedh njer\u00ebzit me fytyr\u00eb (apo me hund\u00eb) n\u00eb zjarr?&#8221;<\/p>\n\n\n\n<p>Ajo q\u00eb n\u00ebnkuptohet me &#8220;korrje t\u00eb gjuh\u00ebs&#8221; \u00ebsht\u00eb d\u00ebnimi q\u00eb pason p\u00ebr t\u00eb folurit e gj\u00ebrave t\u00eb ndaluara. Njeriu, p\u00ebrmes fjal\u00ebve dhe veprave t\u00eb tij, mbjell far\u00ebn e t\u00eb mir\u00ebs apo t\u00eb s\u00eb keqes. N\u00eb Dit\u00ebn e Gjykimit, ai mbledh frutat e tyre. Ata q\u00eb mbjellin fjal\u00eb e vepra t\u00eb mira, korrin nder dhe bekime; ata q\u00eb mbjellin fjal\u00eb dhe vepra t\u00eb k\u00ebqija, korrin vet\u00ebm keqardhje dhe pendim.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb hadith t\u00eb transmetuar nga Ebu Hurejra, radiallahu anhu, thuhet: &#8220;Ato q\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti jan\u00eb shkaktare p\u00ebr d\u00ebrgimin e njer\u00ebzve n\u00eb zjarr jan\u00eb dy gj\u00eb-ra: goja dhe organet gjenitale.&#8221;<\/p>\n\n\n\n<p>Ebu Hurejra, radiallahu anhu, gjithashtu trans-meton se i D\u00ebrguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka th\u00ebn\u00eb: &#8220;Robi flet fjal\u00eb pasojat e t\u00eb cilave nuk i di, p\u00ebr t\u00eb cilat d\u00ebrgohet posht\u00eb n\u00eb thell\u00ebsit\u00eb e xhehnemit, m\u00eb larg se sa sa distanca mes lindjes e per\u00ebndimit.&#8221;<\/p>\n\n\n\n<p>I nj\u00ebjti hadith transmetohet nga Tirmidhiu, n\u00eb nj\u00eb variant pak m\u00eb ndryshe: &#8220;Robi flet di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn mendon se nuk \u00ebsht\u00eb e d\u00ebmshme, e p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn hidhet n\u00eb thell\u00ebsit\u00eb e xhehenemit, sa shtat\u00ebdhjet\u00eb vjeshta larg.&#8221;<\/p>\n\n\n\n<p>Ukbe ib\u00ebn Amir ka th\u00ebn\u00eb: &#8220;I thash\u00eb t\u00eb D\u00ebrguarit t\u00eb Allahut, salallahu alejhi ue selem: &#8216;O i D\u00ebrguar i Allahut! Cila \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb e shp\u00ebtimit?&#8217; Ai, salallahu alejhi ue selem, u p\u00ebrgjigj: &#8216;Zot\u00ebroje gjuh\u00ebn, rri n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb t\u00ebnde dhe qaj p\u00ebr m\u00ebkatet e tua.&#8221;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebn autoritetin e Sali ib\u00ebn Sad-it, transmetohet se Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka th\u00ebn\u00eb: &#8220;Atij q\u00eb mund ta ruaj\u00eb at\u00eb q\u00eb ka mes nofullave dhe at\u00eb q\u00eb ka mes k\u00ebmb\u00ebve, un\u00eb ia garantoj xhenetin.&#8221;<\/p>\n\n\n\n<p>Gjithashtu, nga Ebu Hurejra, radiallahu anhu, transmetohet se Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka th\u00ebn\u00eb: &#8220;Kushdo q\u00eb i beson Allahut dhe Dit\u00ebs s\u00eb Gjykimit, ose t\u00eb flas\u00eb fjal\u00eb t\u00eb mira, ose le t\u00eb hesht\u00eb.&#8221;<\/p>\n\n\n\n<p>Prandaj t\u00eb folurit mund t\u00eb jet\u00eb ose i mir\u00eb, e q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast rekomandohet, ose i keq, e q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb haram dhe ndalohet.<\/p>\n\n\n\n<p>Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka th\u00ebn\u00eb: &#8220;\u00c7do gj\u00eb q\u00eb b\u00ebn biri i Ademit \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr tij, p\u00ebrve\u00e7 kur i bashkohet t\u00eb mir\u00ebs dhe e ndalon t\u00eb keqen, duke e kujtuar Allahun e Lartmadh\u00ebruar dhe t\u00eb Pat\u00ebmet\u00eb.&#8221;<br>Ky hadith transmetohet nga Tirmidhiu dhe Ib\u00ebn Ma-xhe, n\u00ebn autoritetin e Ummu Habibes, Allahu qoft\u00eb i k\u00ebnaqur me t\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Omer ib\u00ebn el-Hatabi, n\u00eb nj\u00eb vizit\u00eb tek Ebu Bekri, radiallahu anhum, e kishte gjetur at\u00eb duke e t\u00ebrhequr gjuh\u00ebn e tij me gisht\u00ebrinj. Omeri i ka th\u00ebn\u00eb: &#8220;Ndal! Allahu t\u00eb falt\u00eb!&#8221; Ebu Bekri i ishte p\u00ebrgjigjur: &#8220;Kjo gjuh\u00eb m\u00eb ka sjell\u00eb n\u00eb vende t\u00eb rrezikshme.&#8221;<\/p>\n\n\n\n<p>Abdullah ib\u00ebn Mes&#8217;udi, radiallahu anhu, ka th\u00ebn\u00eb: &#8220;Pasha Allahun, p\u00ebrve\u00e7 t\u00eb Cilit nuk ka zot tjet\u00ebr, askush nuk meriton d\u00ebnim burgu m\u00eb shum\u00eb se sa gju-ha ime.&#8221; Ai, gjithashtu, thoshte: &#8220;O gjuha ime, fol mir\u00eb dhe do t\u00eb shp\u00ebrblehesh; pusho s\u00eb foluri gj\u00ebra t\u00eb k\u00ebqija dhe do t\u00eb shp\u00ebtosh; p\u00ebrndryshe do t\u00eb gjesh vet\u00ebm pendim dhe keqardhje.&#8221;<\/p>\n\n\n\n<p>Ebu Hurejra transmeton se Ib\u00ebn el-Abasi, radi-allahu anhum, ka th\u00ebn\u00eb: &#8220;Njeriu, n\u00eb Dit\u00ebn e Gjykimit, nuk do t\u00eb ndiej\u00eb t\u00ebrbim dhe zem\u00ebrim m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr asnj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb trupit sikurse q\u00eb do t\u00eb ndiej\u00eb p\u00ebr gjuh\u00ebn e tij, p\u00ebrve\u00e7 n\u00ebse e ka p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb folur mir\u00eb.&#8221;<\/p>\n\n\n\n<p>El-Hasani ka th\u00ebn\u00eb: \u201cAi q\u00eb nuk e zot\u00ebron gjuh\u00ebn e tij, nuk mund ta kuptoj\u00eb fen\u00eb e tij.&#8221;<\/p>\n\n\n\n<p>Gabimi m\u00eb pak i d\u00ebmsh\u00ebm q\u00eb b\u00ebn gjuha \u00ebsht\u00eb t\u00eb folurit p\u00ebr at\u00eb q\u00eb nuk i intereson. Hadithi n\u00eb vazhdim i Pejgamberit, salallahu alejhi ue selem, \u00ebsht\u00eb i mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb treguar d\u00ebmin e k\u00ebtij gabimi: &#8220;Nj\u00eb prej vlerave m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb muslimanit \u00ebsht\u00eb ta braktis\u00eb at\u00eb q\u00eb nuk i intereson.&#8221;<\/p>\n\n\n\n<p>Ebu Ubejde tregon se El-Hasani ka th\u00ebn\u00eb: &#8220;Nj\u00eb prej shenjave q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb se Allahu e ka braktisur robin e Tij, \u00ebsht\u00eb kur Ai b\u00ebn q\u00eb robi t\u00eb preokupohet p\u00ebr gj\u00ebrat q\u00eb nuk i interesojn\u00eb atij.&#8221;<\/p>\n\n\n\n<p>Salihu ka th\u00ebn\u00eb: &#8220;Kushdo q\u00eb flet p\u00ebr at\u00eb q\u00eb nuk i intereson \u00ebsht\u00eb larg t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs.&#8221;<\/p>\n\n\n\n<p>Ashtu si\u00e7 e kemi p\u00ebrmendur m\u00eb lart, ky \u00ebsht\u00eb gabimi m\u00eb i pak i d\u00ebmsh\u00ebm q\u00eb b\u00ebn gjuha. Ka gj\u00ebra akoma m\u00eb t\u00eb k\u00ebqija, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb t\u00eb qen\u00ebt goj\u00ebl\u00ebshuar, p\u00ebrgojimi, t\u00eb qen\u00ebt i paturpsh\u00ebm, t\u00eb folurit e pakon-trolluar, dyfytyr\u00ebsia, t\u00eb folurit me hipokrizi, sharja, grindja, t\u00eb k\u00ebnduarit, p\u00ebrqeshja, tallja, g\u00ebnjeshtra etj. Ka edhe shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb tjera t\u00eb cilat e d\u00ebmtojn\u00eb gju-h\u00ebn e robit, e shkat\u00ebrrojn\u00eb zemr\u00ebn e tij dhe b\u00ebjn\u00eb q\u00eb ai ta humbas\u00eb lumturin\u00eb dhe k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb, si dhe suksesin dhe p\u00ebrfitimin n\u00eb bot\u00ebn tjet\u00ebr. Allahu \u00ebsht\u00eb Ai t\u00eb Cilit i drejtohemi p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar ndihm\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Shikimi i pap\u00ebrmbajtur<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Shikimi i pap\u00ebrmbajtur rezulton me joshjen e atij q\u00eb shikon dhe e vulos imazhin e asaj q\u00eb sheh n\u00eb zem-r\u00ebn e tij. Kjo ka si p\u00ebrfundim prishjen e zemr\u00ebs s\u00eb ro-bit.<\/p>\n\n\n\n<p>Transmetohet se Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, nj\u00ebher\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;Shikimi \u00ebsht\u00eb prej shigjetave t\u00eb helmuara t\u00eb shej-tanit. Kushdo q\u00eb e ul shikimin e tij p\u00ebr hir t\u00eb Alla-hut, Allahu do t\u00eb zbres\u00eb \u00ebmb\u00eblsi freskuese n\u00eb zem-r\u00ebn e tij n\u00eb Dit\u00ebn q\u00eb ai do ta takoj\u00eb At\u00eb.&#8221;<\/p>\n\n\n\n<p>Shejtani \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e shikimit, ai udh\u00ebton me t\u00eb m\u00eb shpejt se sa era q\u00eb fryn n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb zbraz\u00ebt. Ai b\u00ebn q\u00eb ajo q\u00eb shihet t\u00eb duket m\u00eb e bukur se sa q\u00eb ajo \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe e transformon at\u00eb n\u00eb nj\u00eb idhull t\u00eb cilin zemra e adhuron. Pastaj i premton asaj shp\u00ebr-blime t\u00eb rrejshme, ndez zjarrin e epshit brenda saj, ku si karburant jan\u00eb veprimet e ndaluara, t\u00eb cilat robi nuk do t&#8217;i b\u00ebnte po t\u00eb mos ishte ky imazh i shtremb\u00ebruar.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo e huton zemr\u00ebn dhe b\u00ebn q\u00eb ajo t&#8217;i harroj\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e saj m\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi. Kjo gj\u00eb \u00ebsht\u00eb mes zemr\u00ebs dhe \u00e7\u00ebshtjeve me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb dhe, n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, zemra e humb rrug\u00ebn e saj t\u00eb drejt\u00eb dhe bie n\u00eb humner\u00ebn e epsheve dhe t\u00eb injoranc\u00ebs. Allahu i Lart-madh\u00ebruar thot\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;<strong><em>Mos e d\u00ebgjo at\u00eb zemr\u00ebn e t\u00eb cilit e kemi l\u00ebn\u00eb mosp\u00ebrfill\u00ebse ndaj p\u00ebrmendjes Son\u00eb e q\u00eb shkon pas d\u00ebshirave t\u00eb veta, duke shkelur \u00e7do kufi n\u00eb veprimet e veta.&#8221;<\/em><\/strong><br>(Kehf: 28)<\/p>\n\n\n\n<p>Shikimi i pap\u00ebrmbajtur shkakton shqet\u00ebsim e vuajtje.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se mes syrit dhe zemr\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lidhje e nd\u00ebrmjetme; n\u00ebse syt\u00eb jan\u00eb t\u00eb shfrenuar, at\u00ebher\u00eb zemra i ndjek. Ajo b\u00ebhet si nj\u00eb shport\u00eb mbetu-rinash ku mblidhen t\u00eb gjitha ndyr\u00ebsirat e kalb\u00ebsirat, k\u00ebshtu q\u00eb aty nuk ka m\u00eb vend p\u00ebr dashurin\u00eb ndaj Allahut, nuk ka m\u00eb vend p\u00ebr t&#8217;i lidhur t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet me At\u00eb, nuk ka m\u00eb v\u00ebmendje p\u00ebr prezenc\u00ebn e Tij dhe nuk ka m\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi p\u00ebr afrimin e takimit me At\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj zemre mund t\u00eb jetojn\u00eb gj\u00ebra t\u00eb tjera, t\u00eb kun-d\u00ebrta me k\u00ebto.<\/p>\n\n\n\n<p>Shikimi ngultas dhe i pap\u00ebrmbajtur \u00ebsht\u00eb n\u00eb kun-d\u00ebrshtim me at\u00eb q\u00eb thot\u00eb Allahu:<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;<strong><em>Thuaju besimtar\u00ebve q\u00eb t\u00eb ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara) dhe ta ruajn\u00eb nderin e tyre (nga marr\u00ebdh\u00ebniet e jasht\u00ebligjshme)! Kjo \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb p\u00ebr ta! Me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, Allahu \u00ebsht\u00eb i Dijsh\u00ebm p\u00ebr at\u00eb q\u00eb b\u00ebjn\u00eb ata.&#8221;<\/em><\/strong><br>(Nur: 30)<\/p>\n\n\n\n<p>Vet\u00ebm ai q\u00eb i bindet urdhrit t\u00eb Allahut \u00ebsht\u00eb i k\u00ebnaqur n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb dhe vet\u00ebm ai i cili i bindet Alla-hut do t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb n\u00eb bot\u00ebn tjet\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p>Ve\u00e7 k\u00ebsaj, l\u00ebnia e shikimit q\u00eb t\u00eb bredh\u00eb lirsh\u00ebm e fut zemr\u00ebn n\u00eb err\u00ebsir\u00eb, ashtu sikurse q\u00eb ulja e shikimit p\u00ebr hir t\u00eb Allahut e vesh at\u00eb me drit\u00eb. Pas ajetit t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrm, Allahu i Madh\u00ebruar, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn sure t\u00eb Kur&#8217;anit, thot\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;<strong><em>Allahu \u00ebsht\u00eb Drita e qiejve dhe e Tok\u00ebs. Dri-ta e Tij sh\u00ebmb\u00ebllen me at\u00eb t\u00eb nj\u00eb kamareje, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhet nj\u00eb llamb\u00eb. Llamba \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb kristal, kurse kristali \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb yll i shndritsh\u00ebm. Ajo (llamba) ndizet nga druri i bekuar i ullirit, as lindor, as per\u00ebndimor, nd\u00ebrsa vaji i saj shk\u00eblqen edhe pa e prekur zjarri. Drit\u00eb sip\u00ebr drit\u00ebs. Allahu udh\u00ebzon drejt drit\u00ebs s\u00eb Tij k\u00eb t\u00eb doj\u00eb dhe paraqet shembujt p\u00ebr njer\u00ebzit. Allahu \u00ebsht\u00eb i Dijsh\u00ebm p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb.&#8221;<\/em><\/strong><br>(Nur: 35)<\/p>\n\n\n\n<p>Kur zemra \u00ebsht\u00eb n\u00eb drit\u00eb, t\u00eb mirat e pafundme vijn\u00eb drejt saj nga t\u00eb gjitha drejtimet. N\u00ebse \u00ebsht\u00eb n\u00eb err\u00ebsir\u00eb, at\u00ebher\u00eb ret\u00eb e t\u00eb k\u00ebqijave dhe t\u00eb vuajtjeve vijn\u00eb dhe e mbulojn\u00eb nga t\u00eb gjitha drejtimet.<\/p>\n\n\n\n<p>Shfrenimi i shikimit e verbon zemr\u00ebn dhe ajo s&#8217;mund ta dalloj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn nga e pav\u00ebrteta; ajo s&#8217;mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb dallim mes sunetit dhe shpifjes; nd\u00ebrsa ulja e shikimit p\u00ebr hir t\u00eb Allahut t\u00eb Lartmadh\u00ebruar, i jep shikimit nj\u00eb mpreht\u00ebsi dep\u00ebrtuese, t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe t\u00eb shquar.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb njeri i drejt\u00eb, nj\u00eb her\u00eb, kishte th\u00ebn\u00eb: &#8220;Kushdo q\u00eb e pasuron sjelljen e tij ndaj t\u00eb tjer\u00ebve duke e ndjekur sunetin, e pasuron shpirtin e tij me meditim, e largon shikimin e tij nga e ndaluara, i shmang dyshimet dhe ushqehet vet\u00ebm me at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb hallall &#8211; brend\u00ebsia e tij nuk do t\u00eb l\u00ebkundet kurr\u00eb.&#8221;<\/p>\n\n\n\n<p>Shp\u00ebrblimet p\u00ebr veprat vijn\u00eb n\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Kushdo q\u00eb e ul shikimin e tij para asaj q\u00eb Allahu e ka ndaluar, Allahu do t&#8217;ia ndri\u00e7oj\u00eb me drit\u00eb brend\u00ebsin\u00eb e tij.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Ushqimi i tep\u00ebrt<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Konsumimi i sasive t\u00eb vogla t\u00eb ushqimit garanton but\u00ebsi t\u00eb zemr\u00ebs, fuqi t\u00eb intelektit, p\u00ebrul\u00ebsi, dob\u00ebsim t\u00eb epsheve dhe zbutje t\u00eb temperamentit. Ushqimi i tep\u00ebrt sjell t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e k\u00ebtyre virtyteve me vler\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>El-Mikdem ib\u00ebn Ma&#8217;d Jakrib, radiallahu anhu, ka th\u00ebn\u00eb: \u201cE kam d\u00ebgjuar t\u00eb D\u00ebrguarin e Allahut, sal-allahu alejhi ue selem, duke th\u00ebn\u00eb: &#8216;Nuk ka en\u00eb q\u00eb biri i Ademit e mbush e q\u00eb Allahu nuk \u00ebsht\u00eb i k\u00ebnaqur, se sa kur e mbush stomakun e tij. Disa kafshata duhet t\u00eb mjaftojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb ruajtur fuqin\u00eb e tij. Njeriu, kur t\u00eb haj\u00eb, nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn duhet ta mbush\u00eb me ushqim, nj\u00eb t\u00eb tre t\u00ebn me pije dhe nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn duhet ta l\u00ebr\u00eb t\u00eb zbraz\u00ebt p\u00ebr frym\u00ebmarrje m\u00eb t\u00eb leht\u00eb.&#8221;<\/p>\n\n\n\n<p>Ushqimi i tep\u00ebrt shkakton shum\u00eb d\u00ebme: ai e b\u00ebn trupin t\u00eb prir\u00eb p\u00ebr mosbindje ndaj Allahut dhe b\u00ebn q\u00eb adhurimi i tij t\u00eb jet\u00eb i lodhsh\u00ebm. T\u00eb k\u00ebqija t\u00eb k\u00ebtilla ka shum\u00eb. Nj\u00eb stomak i mbushur me ushqim t\u00eb tep\u00ebrt shkakton shum\u00eb d\u00ebme dhe e pengon adhurimin. Ai q\u00eb kujdeset q\u00eb stomaku i tij t\u00eb mos st\u00ebrmbushet, para-ndalon nj\u00eb t\u00eb keqe t\u00eb madhe. Shejtani e ka m\u00eb t\u00eb leht\u00eb q\u00eb ta kontrolloj\u00eb nj\u00eb person q\u00eb e ka mbushur stoma-kun e tij me ushqim dhe pije. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, shpesh, kan\u00eb th\u00ebn\u00eb: &#8220;Kufizoja rrug\u00ebt shejtanit duke agj\u00ebruar.&#8221;<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb transmetim flet p\u00ebr nj\u00eb grup t\u00eb rinjsh q\u00eb kishin qen\u00eb n\u00eb adhurim dhe kur kishte ardhur koha p\u00ebr ta mbaruar agj\u00ebrimin, nj\u00ebri prej tyre ishte ngritur dhe kishte th\u00ebn\u00eb: \u201cMos hani shum\u00eb, p\u00ebrndryshe do t\u00eb pini shum\u00eb dhe do t\u00eb p\u00ebrfundoni duke fjetur shum\u00eb, e at\u00ebher\u00eb do t\u00eb humbni shum\u00eb.&#8221;<\/p>\n\n\n\n<p>Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, dhe shok\u00ebt e tij, Allahu qoft\u00eb i k\u00ebnaqur me ta, shpesh ishin t\u00eb uritur, megjith\u00ebse kjo ndodhte p\u00ebr shkak t\u00eb sasis\u00eb s\u00eb pak\u00ebt t\u00eb ushqimit q\u00eb ata kishin. Allahu ka urdh\u00ebruar m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn dhe kushtet m\u00eb t\u00eb favorshme p\u00ebr t\u00eb D\u00ebrguarin e Tij, salallahu alejhi ue selem! Kjo ishte arsyeja se p\u00ebrse Ib\u00ebn Omeri dhe babai i tij, para tij &#8211; pavar\u00ebsisht nga boll\u00ebku i ushqimit q\u00eb kishin &#8211; kishin t\u00eb nj\u00ebjtat shprehi ushqyese sikurse Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem. N\u00eb nj\u00eb transmetim Aishja, radiallahu anha, thot\u00eb: &#8220;Prej koh\u00ebs s\u00eb ardhjes s\u00eb Muhamedit, salallahu alejhi ue selem, n\u00eb Medine e deri n\u00eb vdekjen e tij, familja e Muhamedit, salallahu alejhi ue selem, kurr\u00eb nuk ngopej me buk\u00eb gruri as tri net rresht.&#8221;<\/p>\n\n\n\n<p>Ibrahim ib\u00ebn Adhami ka th\u00ebn\u00eb: \u201cKushdo q\u00eb e kontrollon stomakun, e ka n\u00ebn kontroll dinin e tij; dhe \u00e7dokush q\u00eb e kontrollon urin\u00eb, e kontrollon sje-lljen e tij. Personi q\u00eb \u00ebsht\u00eb i ngopur dhe e ka stoma-kun plot \u00ebsht\u00eb m\u00eb af\u00ebr mosbindjes ndaj Allahut, nd\u00ebr-sa Allahu \u00ebsht\u00eb m\u00eb af\u00ebr personit q\u00eb nuk e ka stoma-kun plot.&#8221;<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Shoq\u00ebria e keqe<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Shoq\u00ebria e keqe \u00ebsht\u00eb s\u00ebmundje kronike q\u00eb shka-kton shum\u00eb d\u00ebm. Ka shum\u00eb raste kur njeriu zgjedh nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb gabuar, larg prej mir\u00ebsis\u00eb s\u00eb Allahut. Zemrat e tyre jan\u00eb t\u00eb prishura dhe ato me kalimin e koh\u00ebs, qoft\u00eb edhe aq gjat\u00eb sa edhe malet t\u00eb shuhen, nuk p\u00ebrmir\u00ebsohen. T\u00eb kesh shoq\u00ebri t\u00eb k\u00ebtill\u00eb do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb marr\u00ebsh rrug\u00ebn e humbjes, n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb dhe n\u00eb jet\u00ebn tjet\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p>Robi duhet t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb nga shoq\u00ebria. P\u00ebr t\u00eb arritur k\u00ebt\u00eb, ai duhet t&#8217;i ndaj\u00eb njer\u00ebzit n\u00eb kat\u00ebr kategori dhe duhet t\u00eb jet\u00eb i kujdessh\u00ebm q\u00eb t\u00eb mos i p\u00ebrziej\u00eb, sepse n\u00ebse e p\u00ebrzien nj\u00eb kategori me nj\u00eb tjet\u00ebr, at\u00ebher\u00eb e keqja mund t\u00eb vij\u00eb p\u00ebrmes k\u00ebsaj. K\u00ebto kategori jan\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<p>-N\u00eb kategorin\u00eb e par\u00eb jan\u00eb ata njer\u00ebz, shoq\u00ebria me t\u00eb cil\u00ebt \u00ebsht\u00eb sikurse ushqimi: e domosdoshme, qoft\u00eb dit\u00eb apo nat\u00eb. K\u00ebta jan\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb dituri p\u00ebr Allahun p\u00ebr urdhrat e Tij, p\u00ebr armiqt\u00eb e Tij, p\u00ebr s\u00ebmundjet e zemr\u00ebs dhe ila\u00e7et e tyre; jan\u00eb ata q\u00eb e d\u00eb-shirojn\u00eb t\u00eb mir\u00ebn p\u00ebr Allahun, p\u00ebr t\u00eb D\u00ebrguarin t\u00eb Tij, salallahu alejhi ue selem dhe p\u00ebr rob\u00ebrit e Tij. Shoq\u00ebrimi me njer\u00ebz t\u00eb k\u00ebtill\u00eb \u00ebsht\u00eb arritje n\u00eb vetvete.<\/p>\n\n\n\n<p>-N\u00eb kategorin\u00eb e dyt\u00eb hyjn\u00eb ata njer\u00ebz shoq\u00ebria e t\u00eb cil\u00ebve \u00ebsht\u00eb sikurse ila\u00e7i. Ata jan\u00eb t\u00eb nevojsh\u00ebm vet\u00ebm n\u00eb rast s\u00ebmundjeje. Kur je i sh\u00ebndosh\u00eb, s&#8217;ke nevoj\u00eb p\u00ebr ta. Megjith\u00ebse, p\u00ebrzierja me ta nganj\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb e nevojshme p\u00ebr jet\u00ebn, pun\u00ebn, konsultimet dhe p\u00eblqyeshm\u00ebrin\u00eb. N\u00ebse nevoja p\u00ebr ta \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbu-shur, p\u00ebrzierja me ta duhet t\u00eb shmanget.<\/p>\n\n\n\n<p>-N\u00eb kategorin\u00eb e tret\u00eb hyjn\u00eb ata njer\u00ebz shoq\u00ebria e t\u00eb cil\u00ebve \u00ebsht\u00eb e d\u00ebmshme. P\u00ebrzierja me njer\u00ebz t\u00eb till\u00eb \u00ebsht\u00eb s\u00ebmundje, me t\u00eb gjitha llojet, shkall\u00ebt, forc\u00ebn dhe dob\u00ebsit\u00eb e saj. Shoq\u00ebrimi me ndonj\u00eb prej tyre \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb s\u00ebmundje kronike e pash\u00ebrueshme. Prej shoq\u00ebris\u00eb me ta s&#8217;do t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfitosh kurr\u00eb, as n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb e as n\u00eb tjetr\u00ebn dhe, sigurisht, do t\u00eb humbas\u00ebsh dinin apo jet\u00ebn t\u00ebnde p\u00ebr shkak t\u00eb tyre. N\u00ebse shoq\u00ebria e tyre t\u00eb merr para vetes dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrforcuar, at\u00ebher\u00eb ajo shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb s\u00ebmundje fatale dhe t\u00eb tmerrshme.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb mesin e k\u00ebtyre njer\u00ebzve ka prej atyre q\u00eb nuk flasin as mir\u00eb e as keq, q\u00eb ti t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfitosh prej tyre, e as q\u00eb ata t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb ty ashtu q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb prej teje. Ata nuk i njohin shpirtrat e tyre dhe, n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, e konsiderojn\u00eb veten e tyre si t\u00eb drejt\u00eb. Kur ata flasin, fjal\u00ebt e tyre jan\u00eb si goditje kamxhiku p\u00ebr ata q\u00eb i d\u00ebgjojn\u00eb, nd\u00ebrsa ata vet\u00eb, gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs, i admirojn\u00eb dhe k\u00ebnaqen me fjal\u00ebt e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Ata shkaktojn\u00eb stres tek miqt\u00eb e tyre, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vet\u00eb besojn\u00eb se jan\u00eb t\u00eb \u00ebmblit e shoq\u00ebris\u00eb. N\u00ebse jan\u00eb t\u00eb qet\u00eb, jan\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb se nj\u00eb rrot\u00eb mulliri, jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr t&#8217;u bartur apo p\u00ebr t&#8217;u t\u00ebrhequr zvarr\u00eb n\u00ebp\u00ebr dysheme.30<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb fund t\u00eb fundit, q\u00ebndrimi m\u00eb k\u00ebdo q\u00eb \u00ebsht\u00eb i keq p\u00ebr shpirtin nuk do t\u00eb zgjas\u00eb, edhe n\u00ebse \u00ebsht\u00eb i paevituesh\u00ebm. Nj\u00eb prej aspekteve m\u00eb stresuese p\u00ebr jet\u00ebn e robit mund t\u00eb jet\u00eb fakti kur ai shqet\u00ebsohet nga persona t\u00eb k\u00ebtill\u00eb, shoq\u00ebrimi me t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb jet\u00eb i pashmangsh\u00ebm. N\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb k\u00ebtill\u00eb, robi duhet t&#8217;i p\u00ebrmbahet sjelljes s\u00eb mir\u00eb, duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb vet\u00ebm pamjen e tij t\u00eb jashtme dhe duke e fshehur brendin\u00eb e tij, derisa Allahu t&#8217;i ofroj\u00eb rrug\u00ebdal-je prej gjendjes s\u00eb tij t\u00eb keqe dhe mjetet p\u00ebr t&#8217;i ikur k\u00eb-saj situate.<\/p>\n\n\n\n<p>-N\u00eb kategorin\u00eb e kat\u00ebrt hyjn\u00eb ata njer\u00ebz shoq\u00ebria e t\u00eb cil\u00ebve \u00ebsht\u00eb vdekja vet\u00eb. Shoq\u00ebrimi me ta \u00ebsht\u00eb si t\u00eb marr\u00ebsh helm: viktima ose e gjen helmin, ose vdes. Shum\u00eb njer\u00ebz i takojn\u00eb k\u00ebsaj kategorie. Ata jan\u00eb nje-r\u00ebz t\u00eb feve t\u00eb shpikura dhe t\u00eb drejtimeve t\u00eb k\u00ebqija. Ata nuk e p\u00ebrfillin sunetin e t\u00eb D\u00ebrguarit t\u00eb Allahut, sal-allahu alejhi ue selem dhe mbrojn\u00eb besime t\u00eb tjera. Sunetit i thon\u00eb bidat dhe anasjelltas. Njeriu, me \u00e7far\u00eb-do intelekti, nuk duhet t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e tubimeve t\u00eb tyre, e as nuk duhet t\u00eb p\u00ebrzihet me ta. N\u00ebse ai vepron ndry-she, rezultati do t\u00eb jet\u00eb vdekja e zemr\u00ebs s\u00eb tij, apo m\u00eb e mira e t\u00eb k\u00ebqijave t\u00eb shumta: zemra do t&#8217;i s\u00ebmuret r\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>\u00c7ka i jep zemr\u00ebs jet\u00eb dhe mb\u00ebshtetje?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Duhet ta dini se veprat e bindjes dhe t\u00eb respektit ndaj urdhrave t\u00eb Allahut jan\u00eb themelore p\u00ebr mir\u00ebqe-nien e zemr\u00ebs s\u00eb robit, ashtu sikurse ushqimi dhe pija q\u00eb kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin efekt n\u00eb trupin e tij. T\u00eb gjitha veprat e k\u00ebqija jan\u00eb sikurse ushqimi i helmuar dhe e d\u00ebmtojn\u00eb zemr\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paevitueshme.<\/p>\n\n\n\n<p>Robi e ndien t\u00eb nevojshme ta adhuroj\u00eb Zotin e tij t\u00eb Plotfuqish\u00ebm dhe, gjithashtu, \u00ebsht\u00eb i natyrsh\u00ebm fakti se ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb vazhdueshme p\u00ebr ndih-m\u00ebn e Tij.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr t\u00eb mbajtur mir\u00ebqenien e trupit t\u00eb tij, robi ndjek me kujdes diet\u00eb strikte. Ai, r\u00ebndom dhe vazhdi-misht, ha ushqim t\u00eb mir\u00eb n\u00eb intervale t\u00eb rregullta dhe \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i kujdessh\u00ebm dhe i shpejt\u00eb q\u00eb ta \u00e7liroj\u00eb organizmin e tij n\u00ebse ndodh t\u00eb haj\u00eb gabimisht ushqim t\u00eb keq.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjithat\u00eb, mir\u00ebqenia e zemr\u00ebs s\u00eb robit \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme se sa ajo e trupit. P\u00ebrderisa mir\u00ebqenia e trupit i mund\u00ebson atij nj\u00eb jet\u00eb pa s\u00ebmun-dje n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb, mir\u00ebqenia e zemr\u00ebs i siguron nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb lumtur n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb dhe lumturi t\u00eb pafundme n\u00eb bot\u00ebn tjet\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p>E nj\u00ebjta gj\u00eb vlen edhe kur trupi vdes dhe robi shk\u00ebputet nga kjo bot\u00eb. Vdekja e zemr\u00ebs rezulton me vuajtje e dhimbje t\u00eb p\u00ebrjetshme. Nj\u00eb njeri i drejt\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb nj\u00ebher\u00eb: &#8220;Sa \u00e7udi! Njer\u00ebzit vajtojn\u00eb p\u00ebr njeriun, trupi i t\u00eb cilit ka vdekur, por kurr\u00eb nuk qajn\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb i ka vdekur zemra \u2013 nd\u00ebrsa vdekja e zemr\u00ebs \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb serioze!&#8221;<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb veprat e bindjes ndaj Allahut jan\u00eb t\u00eb domosdoshme p\u00ebr mir\u00ebqenien e zemr\u00ebs. N\u00eb vazh-dim, vlen t\u00eb ceken disa vepra t\u00eb bindjes ndaj Allahut, meq\u00eb jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb nevojshme dhe esenciale p\u00ebr zemr\u00ebn e robit:<\/p>\n\n\n\n<p>Dhikri ndaj Allahut te&#8217;Ala, recitimi i Kur&#8217;anit Fisnik, k\u00ebrkimi i faljes tek Allahu, b\u00ebrja e duave, d\u00ebrgimi i selameve dhe salavateve Pejgamberit, salallahu alejhi ue selem dhe namazi i nat\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>P\u00ebrkujtimi i Allahut dhe recitimi i Kur&#8217;anit<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ib\u00ebn Tejmie ka shkruar: &#8220;P\u00ebrkujtimi i Allahut p\u00ebr zemr\u00ebn \u00ebsht\u00eb sikurse uji p\u00ebr peshkun. \u00c7ka ndodh\u00eb me peshkun kur nxirret nga uji?&#8221; Imam Shems ed-Din ib\u00ebn el-Kajjim ka shkruar af\u00ebrsisht tet\u00ebdhjet\u00eb dobi q\u00eb vijn\u00eb prej dhikru&#8217;llah-it n\u00eb librin e tij el-Uebil el-Sejjib. Ne do t&#8217;i cekim disa prej tyre, megjith\u00ebse lexuesve iu rekomandojm\u00eb t&#8217;i referohen vet\u00eb k\u00ebtij libri sepse \u00ebsht\u00eb me shum\u00eb vler\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrkujtimi i Allahut \u00ebsht\u00eb mbrojtje p\u00ebr zemr\u00ebn dhe shpirtin. N\u00ebse robi privohet nga kjo, b\u00ebhet si trupi q\u00eb privohet nga ushqimi.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrkujtimi i Allahut, gjithashtu, e largon shejta-nin, e mposht dhe e thyen at\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi p\u00ebr M\u00ebshiruesin, t\u00eb Fuqishmin dhe t\u00eb Lartin; i davarit brengat dhe melankolin\u00eb nga zemra, e zbukuron zem-r\u00ebn me g\u00ebzim e k\u00ebnaq\u00ebsi; e mbush fytyr\u00ebn dhe zem-r\u00ebn me drit\u00eb dhe at\u00eb q\u00eb e p\u00ebrkujton Allahun, Allahu e mbulon me dinjitet, zem\u00ebrgjer\u00ebsi dhe freski. P\u00ebrkuj-timi i Allahut rr\u00ebnjos dashurin\u00eb p\u00ebr At\u00eb, frik\u00ebn ndaj Tij dhe nj\u00eb person i till\u00eb t\u00eb gjitha gj\u00ebrat i lidh me Allahun. Gjithashtu, ai rrit d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrkujtim m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb Allahut, gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Allahu thot\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Prandaj, m\u00eb kujtoni Mua (me namaz e lutje) q\u00eb Un\u00eb t&#8217;ju kujtoj juve.&#8221;<\/em><\/strong><br>(Bekare: 152)<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe n\u00ebse ky do t\u00eb ishte shp\u00ebrblimi i vet\u00ebm p\u00ebr kujtimin e Allahut, ai do t\u00eb ishte nj\u00eb shp\u00ebrblim dhe m\u00ebshir\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr nj\u00eb zem\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebmendshme ndaj veprimeve t\u00eb k\u00ebqija.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjith\u00ebse p\u00ebrkujtimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej formave m\u00eb t\u00eb lehta t\u00eb adhurimit, m\u00ebshira dhe shp\u00ebrblimi q\u00eb ai sjell nuk mund t\u00eb arrihet me asnj\u00eb mjet tjet\u00ebr. Ebu Hurejra, radiallahu anhu, ka transmetuar se Pejgam-beri, salallahu alejhi ue selem, ka th\u00ebn\u00eb: \u201cKushdo q\u00eb thot\u00eb \u00e7do dit\u00eb, nj\u00ebqind her\u00eb, fjal\u00ebt:<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li>&#8216;Nuk ka Zot tjet\u00ebr q\u00eb meriton t\u00eb adhurohet p\u00ebrve\u00e7 Allahut. Sundimi dhe i gjith\u00eb lavd\u00ebrimi i takojn\u00eb Atij dhe Ai \u00ebsht\u00eb i Plotfuqi-sh\u00ebm mbi gjith\u00e7ka,&#8217;<br>\u2013 shp\u00ebrblimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb i bara-bart\u00eb me lirimin e dhjet\u00eb skllev\u00ebrve. Nj\u00eb personi t\u00eb till\u00eb i shkruhen qind sevape dhe i shlyhen nj\u00ebqind m\u00eb-kate. Kjo \u00ebsht\u00eb mbrojtje prej shejtanit p\u00ebr at\u00eb dit\u00eb, deri n\u00eb mbr\u00ebmje dhe asgj\u00eb nuk sjell m\u00eb shum\u00eb t\u00eb mira se sa kjo gj\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 atij q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kaq (recitimi i k\u00ebtyre fjal\u00ebve m\u00eb shum\u00eb se nj\u00ebqind he-r\u00eb).&#8221;<\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p>Xhabiri, radiallahu anhu, transmeton se Pejgam-beri, salallahu alejhi ue selem, ka th\u00ebn\u00eb: \u201cKushdo q\u00eb i reciton fjal\u00ebt:<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li>&#8216;I Madh\u00ebruar \u00ebsht\u00eb Allahu dhe Atij i takon lavd\u00ebrimi,&#8217; &#8211; do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb trung palme n\u00eb xhenet. &#8220;<\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p>Ib\u00ebn Mes&#8217;udi, Allahu qoft\u00eb i k\u00ebnaqur me t\u00eb, ka th\u00ebn\u00eb: &#8220;Lavd\u00ebrimi i Allahut t\u00eb Lart\u00ebsuar \u00ebsht\u00eb m\u00eb i da-shur p\u00ebr mua se sa shpenzimi i numrit t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb n\u00eb dinar\u00eb (sa numri q\u00eb lavd\u00ebroj Allahun) n\u00eb rrug\u00ebn e Allahut.&#8221;<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrkujtimi i Allahut \u00ebsht\u00eb ila\u00e7 p\u00ebr zemrat e ashpra. Nj\u00eb njeri, nj\u00ebher\u00eb, i kishte th\u00ebn\u00eb Hasanit: &#8220;O Ebu Seid, po t\u00eb qahem p\u00ebr ashp\u00ebrsin\u00eb e zemr\u00ebs sime.&#8221; Ai i ishte p\u00ebrgjigjur: &#8220;Zbute at\u00eb duke e kujtuar Alla-hun.&#8221; Mehuli ka th\u00ebn\u00eb: &#8220;P\u00ebrmendja e Allahut \u00ebsht\u00eb shenj\u00eb e sh\u00ebndetit, nd\u00ebrsa p\u00ebrmendja e njer\u00ebzve \u00ebsht\u00eb s\u00ebmundje.&#8221; Nj\u00ebher\u00eb, nj\u00eb njeri e kishte pyetur Selmanin: &#8220;Cilat jan\u00eb veprat m\u00eb t\u00eb mira?&#8221; Ai i ishte p\u00ebrgjigjur: &#8211; &#8220;A nuk e ke lexuar n\u00eb Kur&#8217;an:<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;\u2026 <strong>dhe v\u00ebrtet q\u00eb p\u00ebrmendja e Allahut \u00ebsht\u00eb m\u00eb e madhe!&#8221; (<\/strong>Ankebut: 45)?&#8221;<\/p>\n\n\n\n<p>Ebu Musa transmeton se nj\u00ebher\u00eb Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, ka th\u00ebn\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;Dallimi mes atij q\u00eb e kujton Zotin e tij dhe atij q\u00eb nuk e kujton \u00ebsht\u00eb sikurse dallimi mes t\u00eb gjallit dhe t\u00eb vdekurit. &#8220;<\/p>\n\n\n\n<p>Abdullah ib\u00ebn Busr transmeton se nj\u00ebher\u00eb nj\u00eb njeri i kishte th\u00ebn\u00eb Pejgamberit, salallahu alejhi ue selem: &#8220;Rrug\u00ebt drejt sevapeve jan\u00eb t\u00eb shumta dhe un\u00eb nuk mund t&#8217;i ndjek q\u00eb t\u00eb gjitha, k\u00ebshtu q\u00eb t\u00eb lutem m\u00eb trego di\u00e7ka q\u00eb do t\u00eb mund ta m\u00ebsoja shpejt dhe mos m\u00eb mbingarko q\u00eb t\u00eb mos e harroj at\u00eb.&#8221; Ai, salallahu alejhi ue selem, i kishte th\u00ebn\u00eb: &#8220;Sigurohu q\u00eb gjuha jote t\u00eb laget nga p\u00ebrmendja e Allahut t\u00eb Lart\u00ebsuar. &#8220;<\/p>\n\n\n\n<p>Rikujtimi i vazhduesh\u00ebm i Allahut e rrit numrin e d\u00ebshmive t\u00eb mira p\u00ebr robin n\u00eb Dit\u00ebn e Gjykimit. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mjet i cili e parandalon nga e folura keq, si p\u00ebrgojimi apo thashethemet. Gjuha ose e p\u00ebrmend Allahun dhe e kujton at\u00eb, ose flet gj\u00ebra t\u00eb k\u00ebqija.<\/p>\n\n\n\n<p>Kushdo q\u00eb e kujton Allahun e ka rrug\u00ebn t\u00eb hapur tek Zoti i tij i Lart\u00ebsuar, p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs do t\u00eb gjej\u00eb \u00e7far\u00ebdo q\u00eb k\u00ebrkon. N\u00ebse e ka gjetur Allahun, ka gjetur gjith\u00e7ka. N\u00ebse e humb mund\u00ebsin\u00eb, ka humbur gjith\u00e7ka.<\/p>\n\n\n\n<p>Jan\u00eb disa lloje p\u00ebrkujtimesh, si p.sh.: p\u00ebrmendja e emrave t\u00eb Allahut t\u00eb Plotfuqish\u00ebm e t\u00eb Madh\u00ebruar, p\u00ebrkujtimi i cil\u00ebsive t\u00eb Tij, lavd\u00ebrimi dhe fal\u00ebnderimi ndaj Tij. T\u00eb gjitha k\u00ebto mund t\u00eb thuhen, si p.sh. &#8220;Ma-dh\u00ebrimi i takon Allahut,&#8221; &#8220;Lavd\u00ebrimi i takon Allahut,&#8221; &#8220;Nuk ka Zot tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 Allahut.&#8221;<\/p>\n\n\n\n<p>Robi mund ta p\u00ebrkujtoj\u00eb Allahun duke iu referuar emrave dhe cil\u00ebsive t\u00eb Tij, p.sh. duke th\u00ebn\u00eb: &#8220;Allahu i Plotfuqish\u00ebm, i Madh\u00ebruar qoft\u00eb Ai, d\u00ebgjon gjith\u00e7ka q\u00eb thon\u00eb dhe b\u00ebjn\u00eb rob\u00ebrit e Tij;&#8221; apo duke e p\u00ebrmen-dur at\u00eb q\u00eb Ai ka urdh\u00ebruar dhe at\u00eb q\u00eb Ai ka ndaluar, si p.sh. &#8220;Allahu i Madh\u00ebruar urdh\u00ebron k\u00ebt\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb, apo ndalon k\u00ebt\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb.&#8221;<\/p>\n\n\n\n<p>Robi mund ta kujtoj\u00eb Allahun duke folur p\u00ebr mir\u00ebsit\u00eb q\u00eb Ai i ka falur, nd\u00ebrsa p\u00ebrkujtimi m\u00eb i mir\u00eb \u00ebsht\u00eb recitimi i Kur&#8217;anit, sepse ky p\u00ebrmban ila\u00e7in p\u00ebr ta sh\u00ebruar zemr\u00ebn prej t\u00eb gjitha s\u00ebmundjeve. Allahu i Madh\u00ebruar thot\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;<strong><em>O njer\u00ebz, ju ka ardhur k\u00ebshill\u00eb (Kur&#8217;ani) nga Zoti juaj, sh\u00ebrim p\u00ebr zemrat tuaja, udh\u00eb-zim dhe m\u00ebshir\u00eb p\u00ebr besimtar\u00ebt.&#8221;<\/em><\/strong><br>(Junus: 57)<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe gjithashtu:<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>&#8220;Ne shpallim nga Kur&#8217;ani at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb sh\u00ebrim dhe m\u00ebshir\u00eb p\u00ebr besimtar\u00ebt e q\u00eb mohuesve keqb\u00ebr\u00ebs u shton vet\u00ebm humbje.&#8221;<\/em><\/strong><br>(Isra: 82)<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb gjitha s\u00ebmundjet e zemr\u00ebs vijn\u00eb si rezultat i epsheve dhe dyshimit, nd\u00ebrsa Kur&#8217;ani \u00ebsht\u00eb sh\u00ebrim p\u00ebr t\u00eb dyja. Ka mjaft shenja dhe argumente p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb dallimin mes t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe t\u00eb pav\u00ebrtet\u00ebs, prandaj ai sh\u00ebron s\u00ebmundjen e dyshimit e cila shkat\u00ebrron dituri-n\u00eb, kuptueshm\u00ebrin\u00eb dhe perceptimin, duke i mund\u00eb-suar njeriut q\u00eb t&#8217;i shoh\u00eb gj\u00ebrat ashtu si\u00e7 jan\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Kushdo q\u00eb e studion Kur&#8217;anin dhe e l\u00eb q\u00eb zemra t&#8217;ia absorboj\u00eb, do t\u00eb njoh\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e t\u00eb pav\u00ebrtet\u00ebn dhe do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb b\u00ebj\u00eb dallimin mes tyre, ashtu si\u00e7 mund t\u00eb dalloj\u00eb dit\u00ebn nga nata.<\/p>\n\n\n\n<p>Sa i p\u00ebrket sh\u00ebrimit t\u00eb s\u00ebmundjeve q\u00eb rriten nga epshet, kjo vjen si rezultat i p\u00ebrmbajtjes s\u00eb men\u00e7uris\u00eb dhe k\u00ebshillave t\u00eb mira n\u00eb Kur&#8217;an. Ai rekomandon shmangien nga p\u00ebrfitimet e k\u00ebsaj bote dhe ngjall\u00eb mall p\u00ebr ahiretin.<\/p>\n\n\n\n<p>Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka th\u00ebn\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;Kushdo q\u00eb d\u00ebshiron ta doj\u00eb Allahun dhe t\u00eb D\u00ebrgu-arin e Tij, duhet t\u00eb lexoj\u00eb Kur&#8217;an.&#8221;<\/p>\n\n\n\n<p>Kur&#8217;ani, gjithashtu, \u00ebsht\u00eb mjeti m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr ta sjell\u00eb m\u00eb af\u00ebr robin tek Zoti i tij i Lavd\u00ebruar dhe i Madh\u00ebruar qoft\u00eb Ai. Habab ib\u00ebn el-Arat i ka th\u00ebn\u00eb nj\u00eb njeriu: &#8220;Afrohu tek Allahu sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb t\u00eb mun-desh dhe kujto se k\u00ebt\u00eb nuk mund ta arrish p\u00ebrmes asnj\u00eb mjeti tjet\u00ebr q\u00eb At\u00eb e b\u00ebn m\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur, se sa p\u00ebrmendja e fjal\u00ebve t\u00eb Tij.&#8221;<\/p>\n\n\n\n<p>Ib\u00ebn Mes&#8217;udi ka th\u00ebn\u00eb: \u201cKushdo q\u00eb e do Kur&#8217;a-nin, e do Allahun dhe t\u00eb D\u00ebrguarin e Tij.&#8221; Nd\u00ebrsa Uthman ib\u00ebn Efen, radiallahu anhu, ka th\u00ebn\u00eb: \u201cN\u00ebse zemrat tuaja do t\u00eb ishin v\u00ebrtet t\u00eb pastra, ato kurr\u00eb nuk do t\u00eb ngopeshin me recitimin e fjal\u00ebve t\u00eb Allahut.&#8221;<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe n\u00eb fund t\u00eb fundit, gj\u00ebja m\u00eb e dobishme p\u00ebr robin \u00ebsht\u00eb t\u00eb p\u00ebrmend\u00eb dhe t\u00eb kujtoj\u00eb Allahun, i Ma-dh\u00ebruar dhe i Lart\u00ebsuar qoft\u00eb Ai, vazhdimisht:<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;<strong><em>V\u00ebrtet, zemrat qet\u00ebsohen me p\u00ebrmendjen e Allahut!&#8221;<\/em><\/strong><br>(Rrad: 28)<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrkujtimi m\u00eb i mir\u00eb \u00ebsht\u00eb recitimi i Librit t\u00eb Alla-hut t\u00eb Lart\u00ebsuar.<\/p>\n\n\n\n<p>Iben Kajim el-Xhevzi<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Duhet ta dini se t\u00eb gjitha veprimet e mosbindjes jan\u00eb helm p\u00ebr zemr\u00ebn dhe b\u00ebjn\u00eb q\u00eb ajo t\u00eb s\u00ebmuret dhe t\u00eb shkat\u00ebrrohet. Rezultat i k\u00ebtyre veprave \u00ebsht\u00eb ndikimi q\u00eb ato kan\u00eb n\u00eb vullnetin e zemr\u00ebs s\u00eb njeriut dhe q\u00eb b\u00ebjn\u00eb q\u00eb ai vullnet t\u00eb jet\u00eb kund\u00ebr asaj q\u00eb urdh\u00ebron Allahu. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb s\u00ebmundja rritet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":51,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[7],"tags":[],"class_list":["post-50","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-islam"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/xhamiaebubeker.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/xhamiaebubeker.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/xhamiaebubeker.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/xhamiaebubeker.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/xhamiaebubeker.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=50"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/xhamiaebubeker.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":52,"href":"https:\/\/xhamiaebubeker.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50\/revisions\/52"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/xhamiaebubeker.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/51"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/xhamiaebubeker.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=50"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/xhamiaebubeker.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=50"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/xhamiaebubeker.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=50"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}