Shenjat e zemrës së sëmurë
Përderisa robi nuk është i vëmendshëm për gjen-djen e zemrës së tij, ajo mund të sëmuret e të shkatë-rrohet, madje edhe mund të vdesë nëse poseduesi i saj nuk ndërmerr diçka në lidhje me këtë. Simptomat e sëmurjes së zemrës, apo shenjat e vdekjes së saj, janë atëherë kur poseduesi i asaj zemre nuk është i vëmen-dshëm për dëmin që shkaktohet si rezultat i vepri-meve të tij të gabuara, apo kur ai është i patrazuar për shkak të injorancës së tij në lidhje me të vërtetën, apo për shkak të besimit të tij të gabuar.
Zemra, kur përjeton dhimbje si rezultat i çfarëdo gjëje të shëmtuar që ajo ndesh dhe nga arsyetimi i injorancës së saj për të vërtetën (në një shkallë që korrespondon me informimin dhe diturinë e saj), është në gjendje të arsyetojë edhe rrezikun për shka-tërrimin e saj – dhe rritjen e vrullshme për nevojën e shërimit dhe stopimit të kësaj gjendjeje. Mirëpo, ndonjëherë, ajo preferon më shumë të bashkëjetojë me dhimbjen, se sa të kalojë provën e lodhshme të shërimit.
Disa prej shumë shenjave të sëmurjes së zemrës është largimi i saj nga ushqimet e shëndetshme dhe animi i saj nga ato të dëmshmet. Zemra e shëndoshë dëshiron atë që është e dobishme dhe shëruese e jo atë që është e dëmshme dhe shkatërruese; zemra e sëmurë preferon të kundërtën. Ushqimi më i dobi-shëm për zemrën është feja dhe mjekimi më i mirë është Kur’ani.
Shenjat e një zemre të shëndoshë
Që një zemër të jetë e shëndoshë ajo duhet t’i ikë kësaj bote dhe të mundohet për tjetrën dhe ta para-mendojë veten sikur është pjesë e njerëzve atje. Ajo duhet të mendojë që në këtë botë është vetëm një kalimtare, që duhet të marrë pajisjet e nevojshme e pastaj të kthehet në shtëpi, ashtu siç Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, i ka thënë Abdullah ibën Omerit: “Në këtë botë ji i huaj apo kalimtar.”12 Sa më shumë që zemra është e sëmurë, aq më shumë ajo e dëshiron këtë botë; ajo jeton në të derisa të bëhet sikurse çdo njeri tjetër që është pjesë e saj.
Kjo zemër e shëndoshë vazhdon ta mundojë poseduesin e saj derisa ai t’i kthehet Allahut dhe të jetë në paqe me Atë, t’i bashkohet Atij, sikurse i dashuruari i udhëhequr nga dëshira e flakët që, më në fund, e gjen dashurinë e tij. Përveç dashurisë ndaj Tij, ai nuk ka nevojë për ndonjë tjetër, e pas lutjes ndaj Tij, nuk ka nevojë për lutje tjetër.
Nëse kjo zemër e humbet mundësinë e recitimit të Kur’anit dhe lutjes tek Allahu, apo kompletimin e një prej veprimeve të obliguara të adhurimit, atëherë poseduesi i saj vuan më shumë se sa një njeri i matur që vuan për shkak të humbjes së parave, apo mundë-sisë për t’i fituar ato. Ajo digjet për nënshtrim ndaj Allahut, ashtu siç digjet një i uritur për ushqim e pije.
Jahja ibën Muadhi ka thënë: “Ai që është i këna-qur ta shërbejë Allahun, çdo gjë do të jetë në shërbim të tij; dhe ai që gjen kënaqësi në përkujtimin e Allahut, njerëzit do ta kujtojnë me kënaqësi këtë njeri.”
Kjo zemër ka vetëm një brengë: që të gjitha veprat e saj, të folurit dhe të menduarit e saj, të jenë të bindura ndaj Allahut. Ajo është e kujdesshme me kohën e saj më shumë se koprraci me paratë e tij, kështu nuk e humb atë pa arsye. Kur fal namaz, të gjitha brengat dhe shqetësimet e kësaj bote zhduken, ndërsa ajo rehatohet dhe lumturohet në adhurimin e Zotit të saj. Ajo nuk pushon së përmenduri Allahun, e as nuk lodhet duke i shërbyer Atij dhe nuk ka shoqëri të afërt me askënd që nuk e udhëzon për tek Allahu dhe nuk ia përkujton Atë.
Vëmendja e saj për korrektësinë e veprimeve është më e madhe se sa për vetë veprimin. Ajo është e përpiktë në të qenit e sigurt për qëllimin prapa vepri-meve, nëse ato janë të sinqerta dhe të pastra dhe re-zultojnë si vepra të mira. Përveç kësaj, ajo jo vetëm që ia dëshmon sinqeritetin e saj Allahut, që i ka dhënë mundësinë të bëjë vepra të këtilla, por ajo dëshmon edhe jo përsosmërinë dhe të metat e saj.
Shkaqet e sëmundjes së zemrës
Joshjet, të cilave zemra i ekspozohet, janë ato që shkaktojnë sëmurjen e saj. Këto janë joshjet e epsheve dhe fantazive. E para bën që qëllimet dhe vullneti të degjenerohen, ndërsa e fundit bën që dituria dhe besimi të lëkunden.
Hudhejfe ibën el-Jemeni, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Tundimet i prezantohen zemrës një nga një. Në çdo zemër që bën një mëkat vendoset një pikë e zezë. Nëse largohet dhe pendohet, ajo do të pastrohet. Kështu që zemrat janë dy lloje: zemra e zezë që ka devijuar dhe që është bërë si anije e për-mbysur dhe zemra e pastër që nuk lëndohet kurrë nga joshjet e tundimet për aq sa të ekzistojnë toka dhe qiejt. Zemra e zezë njeh të mirën dhe e dënon të ke-qen vetëm kur i përshtatet dëshirave dhe tekeve të saj.”
Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, zemrat që i ekspozohen tundimit, i ka ndarë në dy kategori:
E para, zemra e cila kur i ekspozohet tundimit, e absorbon atë si sfungjeri që e thith ujin, duke e dam-kosur veten me pikë të zezë. Ajo vazhdon së absorbu-ari çdo tundim e epsh që i ofrohet, derisa nxihet dhe shkatërrohet, që e ka kuptimin e asaj që ka thënë i dërguari, salallahu alejhi ue selem: “si anije e përmby-sur”. Kur ndodh kjo, zemrën e kapin dy sëmundje që e kredhin në shkatërrim:
- Pikë së pari, zemra është në konfuzion në dalli-min e të mirës dhe të keqes. Kjo sëmundje mund të arrijë deri në atë pikë sa që zemra e beson të keqen për të mirë dhe anasjelltas, sunetin për bidat dhe ana-sjelltas, të vërtetën për gënjeshtër dhe gënjeshtrën për të vërtetë.
Përveç kësaj, ajo gjykon sipas epsheve dhe dëshirave të saj, e jo sipas asaj që na ka mësuar Pej-gamberi, salallahu alejhi ue selem, e në këtë mënyrë skllavërohet dhe udhëhiqet nga iluzionet e fantazitë e saj.
E dyta është zemra e pastër nga e cila ndriçon dhe rrezaton drita e besimit. Kur tundohet, ajo e kun-dërshton dhe e mohon tundimin, kështu që drita dhe shkëlqimi i saj vetëm rritet.
Ibën Kajim el-Xhevzi
