Zemra, ashtu siç mund të përshkruhet si: e gjallë apo e vdekur, po ashtu, ajo mund të radhitet si pjesë e një prej tri llojeve: zemrës së shëndoshë, zemrës së vdekur dhe zemrës së sëmurë.
Zemra e shëndoshë
Në Ditën e Gjykimit, vetëm ata që do të dalin para Allahut me zemër të shëndoshë do të shpëtojnë.
Allahu thotë:
“… në Ditën, kur askujt nuk do t’i bëjë dobi as pasuria, as fëmijët, përveç atij që vjen me ze-mër të pastër tek Allahu!“
(Shuara: 88, 89)
Në definimin e zemrës së shëndoshë, është thënë: “Zemra e shëndoshë është zemra që është e pastër nga çdo lloj pasioni që e sfidon atë që Allahu ka urdhëruar, apo e kundërshton atë që Ai ka ndaluar. Ajo është pa ndonjë “impuls” që bie në kontradiktë me të mirat e Tij. Si rrjedhojë, ajo është e ruajtur nga adhurimi i diçkaje tjetër pos Allahut dhe nuk kërkon gjykim nga dikush tjetër, pos nga i Dërguari i Tij, salallahu alejhi ue selem. Shërbimet e saj janë të rezervuara ekskluzivisht për Allahun, me vullnet dhe dëshirë, me besim të plotë, duke e lidhur çdo vepër të saj me Atë, me frikë, shpresë dhe devocion të sinqertë. Kur ajo dashuron, dashuria e saj është në rrugën e Allahut. Nëse urren, urren nën dritën e asaj që Ai urren. Kur jep, jep për Allah. Nëse fsheh, fsheh për Allah. Megjithatë, e gjithë kjo nuk do të mjaftojë për shpëtimin e saj derisa të mos e marrë si udhëzues apo udhërrëfyes askënd tjetër pos të Dërguarit të Allahut, salallahu alejhi ue selem.
Robi me zemër të shëndoshë, veprat e tij duhet t’ia dedikojë përfundimit të rrugëtimit të tij, duke i bazuar ato në sunetin e të Dërguarit të Allahut, salallahu alejhi ue selem. Ai nuk duhet t’i japë përparësi asnjë besimi, apo fjale, apo vepre mbi urdhrat e Allahut dhe të Dërguarit të Tij, salallahu alejhi ue selem. Allahu ka thënë:
“O ju që keni besuar! Mos nxitoni para (urdhrit të) Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe kijeni frikë Allahun! Vërtet, Allahu dë-gjon gjithçka dhe është i Gjithëdijshëm.”
(Huxhurat: 1)
Zemra e vdekur
Kjo zemër është e kundërta e zemrës së shëndo-shë. Ajo nuk e njeh Zotin e saj dhe nuk e adhuron Atë ashtu siç Ai urdhëron, ashtu siç Ai dëshiron dhe ashtu siç Ai është i kënaqur. Ajo i ndjek dëshirat dhe epshet e saj, edhe nëse ato shkaktojnë pakënaqësinë dhe hidhërimin e Allahut. Ajo adhuron të tjera gjëra e jo Allahun; dashuria dhe urrejtja, dhënia dhe mosdhë-nia, varen prej tekeve të saj, të cilat kanë epërsi dhe preferohen para kënaqësisë së Allahut. Teket (kapri-çot) e saj janë imam i saj. Epshi i saj është udhërrëfy-esi i saj. Injoranca është udhëheqës i saj. Reagimet e saj janë të ashpra. Në synimet e saj bëjnë pjesë vetëm gjërat e kësaj bote. Është e dehur me fantazitë dhe dashurinë e saj për kënaqësi, që zgjasin shkurt e ndodhin shpejt. Ajo thirret nga larg për tek Allahu dhe ahireti, por nuk i përgjigjet këshillës, madje ndjek dinakërinë e shejtanit. Jeta e zemëron dhe e kënaq atë, ndërsa pasioni e bën të shurdhër dhe të verbër¹¹ për çdo gjë, përveçse për gjërat e këqija.
Të shoqërohesh me poseduesin e kësaj zemre do të thotë të provokosh sëmundjen; të jetuarit me të është sikur të marrësh helm dhe shoqërimi me të do të thotë shkatërrim i plotë.
Zemra e sëmurë
Kjo është një zemër që jeton, por është e sëmurë. Ajo është mes dy gjendjesh, të cilat e drejtojnë atë, herë njëra e herë tjetra. Ajo e do Allahun, beson tek Ai, është e sinqertë ndaj Tij dhe këto gjëra i japin asaj je-të. Por ajo, gjithashtu, jepet pas epsheve dhe këna-qësive, si dhe dëshiron t’i provojë ato. Është plot vetë-admirim, gjë që mund ta dërgojë në shkatërrimin e vetvetes. Ajo i dëgjon dy thirrës: një e thërret për tek Allahu dhe i Dërguari i tij, salallahu alejhi ue selem dhe për ahiret; ndërsa thirrësi tjetër e thërret në kënaqë-sitë e përkohshme të kësaj bote. Zemra e sëmurë i përgjigjet cilësdo që ka më tepër ndikim te ajo për momentin.
Lloji i parë i zemrës është e gjallë, e bindur ndaj Allahut, e sinqertë, e ndjeshme dhe e vëmendshme; lloji i dytë është zemër e brishtë dhe e vdekur; lloji i tretë lëkundet mes shpëtimit dhe shkatërrimit të saj.
Ibn Kajim
